“Kim*katet e përjetshme” në gj*k/ Nivele të larta të PFOA-së te banorët pranë një fabrike në Britani

Bota

-640-0-capturepng-1790263981.png

Nivele të larta të PFOA-së, një prej substancave të grupit PFAS të njohura si “kimikate të përjetshme”, janë zbuluar në mostrat e gjakut të dhjetëra banorëve që jetojnë pranë një fabrike kimike në Thornton Cleveleys, në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas firmës ligjore Leigh Day, analizat e kryera te 49 banorë treguan se 69.4% e tyre kishin nivele të PFOA-së mbi 20 nanogramë për mililitër (ng/ml), një nivel që, sipas ekspertëve të përfshirë në studim, i klasifikon ata në kategorinë me rrezik të lartë.

PFOA është pjesë e grupit të substancave per- dhe polifluoroalkil (PFAS), të quajtura “kimikate të përjetshme” për shkak të qëndrueshmërisë së tyre në mjedis dhe aftësisë për t’u grumbulluar në organizmin e njeriut. Ekspozimi ndaj niveleve të larta të PFOA-së është lidhur me probleme të ndryshme shëndetësore, përfshirë rritjen e kolesterolit dhe disa lloje kanceri.

Banorët e testuar jetojnë pranë një impianti industrial të operuar nga AGC Chemicals, ku PFOA-ja është përdorur historikisht deri në vitin 2012. Sipas Leigh Day, impianti ishte më parë në pronësi të ICI-së deri në vitin 1992 dhe vlerësohet se rreth 178 tonë PFOA janë çliruar nga zona që prej viteve 1950.

Në zonë janë kryer gjithashtu analiza të tokës nga Këshilli i Wyre, në bashkëpunim me Agjencinë e Mjedisit, ndërsa rezultatet kanë treguar nivele të larta të PFOA-së në disa mostra të marra nga prona të banorëve dhe tokat përreth.

Testimet e gjakut u kryen gjatë verës së vitit 2026 nga një ekip ekspertësh i Universitetit Metropolitan të Mançesterit (MMU), ndërsa rezultatet iu komunikuan pjesëmarrësve më 23 shtator.

Leigh Day tha se niveli mesatar i PFOA-së te 49 pjesëmarrësit ishte 26 ng/ml. Firma e krahasoi këtë shifër me nivelet e regjistruara te banorët e Ohio-s që jetonin pranë një fabrike të DuPont, çështje e trajtuar edhe në filmin Dark Waters, ku mesatarja ishte 32.9 ng/ml.

“Rezultatet e projektit tonë të testimit në Thornton Cleveleys janë jashtëzakonisht shqetësuese”, tha Sarah Moore, partnere e Leigh Day, e cila drejton hetimin.

Sipas saj, provat e disponueshme tregojnë se ekspozimi ndaj PFAS-ve në nivele të larta mund të lidhet me pasoja serioze shëndetësore, përfshirë disa lloje kanceri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion