Dita e 172-të radhazi e protestave kundër qeverisë, protestuesit marshojnë drejt Parlamentit

Protestuesit që kundërshtojnë qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama janë zhvendosur në marshim drejt Parlamentit, pas tubimit të nisur më herët para Ministrisë së Arsimit, teksa dita e sotme shënon ditën e 172-të radhazi të protestave.
Me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për largimin e kryeministrit, protestuesit kanë lënë pas godinën e Ministrisë së Arsimit dhe janë drejtuar drejt Kuvendit ku pritet të vijojë protesta, teksa deputetët diskutojnë buxhetin.
Marshimi vjen si pjesë e kundërshtimit të tyre ndaj qeverisjes së Edi Ramës, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të artikulojnë pakënaqësitë përmes parullave dhe thirrjeve kundër mazhorancës.
.


