Deputeti Saimir Korreshi i bashkohet protestës në Tiranë/ I vetmi nga PD që pranohet nga turma

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është bashkuar këtë pasdite me protestuesit e mbledhur në qendër të Tiranës, ku prania e tij është pritur pozitivisht nga turma.
Ndryshe nga situata e krijuar dy ditë më parë, kur disa deputetë demokratë u përballën me reagime refuzuese dhe u larguan nga protestuesit, Korreshi ka arritur të qëndrojë mes qytetarëve pa hasur kundërshtime të ngjashme.
Madje, disa prej pjesëmarrësve në protestë i janë afruar deputetit për të bërë fotografi selfie me të.
Korreshi, i njohur për mënyrën e veçantë me të cilën ngre problematikat e zonës së Lushnjës, është parë duke lëvizur mes protestuesve në kryeqytet.
Prania e tij shënon një kontrast me reagimet ndaj disa përfaqësuesve të tjerë të opozitës gjatë protestës së mëparshme.


