Revolta e studentëve, humb ndjenjat një prej protestuesve! Të rinjtë e marrin në krah dhe e zhvendosin nga Bulevardi
Lajmifundit
/
15 October 2026, 19:13
Aktualitet

Një prej protestuesve ka humbur ndjenjat gjatë protestës së studentëve në Tiranë.
Siç shihet edhe nga pamjet , të rinjtë e kanë marrë në krahë protestuesin dhe e kanë zhvendosur nga bulevardi, për t’i ardhur në ndihmë.
Ende nuk dihen rrethanat e sakta se përse personi në fjalë ka humbur ndjenjat, por dyshohet prej gazit lotsjellës ose tymuesve që policia ka hedhur për të shpërndarë turmën.


