Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë çliron mbi 400 milionë fuçi naftë dhe përshpejton nxjerrjen në treg të rezervave

Bota

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë çliron mbi 400

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (AIE) njoftoi sot se sasia totale e rezervave të naftës që do të vihet në dispozicion do të tejkalojë 400 milionë fuçi, sipas vendimit të marrë në mars. Ndërkohë, vendet anëtare të organizatës janë zotuar të përshpejtojnë nxjerrjen në treg të rezervave të mbetura.

AIE ka rënë dakord të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përfunduar sa më shpejt të jetë e mundur procesin e vënies në dispozicion të rezervave të mbetura, duke marrë parasysh kushtet kombëtare të secilit vend. Bëhet fjalë për rreth 100 milionë fuçi naftë, nga të cilat më shumë se 20 milionë fuçi janë naftë dizel, shtoi organizata.

Pas një mbledhjeje të bordit drejtues, organizata bëri të ditur se përparësi do t’i jepet vënies në dispozicion të rezervave të dizelit.

AIE kishte miratuar nxjerrjen e një sasie rekord prej 400 milionë fuçish naftë nga rezervat e emergjencës. Deri më tani, në treg janë hedhur rreth 330 milionë fuçi, ndërsa disa vende anëtare kanë çliruar sasi më të mëdha se ato për të cilat ishin zotuar fillimisht, theksoi organizata.

Përshpejtimi i procesit të vënies në dispozicion të rezervave të mbetura, për të cilat ishte marrë angazhim në mars, pritet të sjellë në treg rreth 100 milionë fuçi naftë, nga të cilat 20 milionë fuçi janë dizel.

Kjo sasi vjen në përgjigje të një kërkese të paraqitur nga vendet e G7-s në fillim të këtij muaji.

ME TE LEXUARAT