“France 24”: Protesta të reja antiqeveritare shpërthejnë në Tiranë, studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama

Aktualitet

“France 24”: Protesta të reja antiqeveritare

Edhe protesta e sotme studentore ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. France 24 shkruan në artikullin e saj se në “kryeqytetin shqiptar kanë shpërthyer protesta të reja antiqeveritare, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama”.

“Demonstratat pa udhëheqës filluan paqësisht në maj për shkak të korrupsionit të perceptuar, të shkaktuara nga kundërshtimi ndaj një projekti hoteli luksoz”, raporton media franceze.

Më tej në shkrim theksohet se “që nga mesi i tetorit, tubimet janë shndërruar në një valë protestash shpesh të dhunshme, të cilat protestojnë edhe kundër mangësive në sistemin shëndetësor dhe mungesës së perspektivës për të rinjtë”.

Duke u ndalur në protestën e kësaj të shtune, France 24 shkruan se “demonstrata filloi paqësisht nën shi jashtë ministrisë së arsimit në Tiranë, përpara se dhjetëra të rinj të fillonin të hidhnin gurë dhe bomba zjarri ndaj policisë dhe t’u vinin flakën kazanëve të mbeturinave. Policia u përgjigj me uji për të shpërndarë grupin”.

Qeveria të mërkurën përshkallëzoi masat e saj kundër protestave duke vendosur gjoba deri në 5,500 euro (6,100 dollarë) për pjesëmarrësit e dhunshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion