Dëbora mbulon veriun dhe juglindjen, të gjitha akset rrugore vijojnë të hapura

Aktualitet

Dëbora mbulon veriun dhe juglindjen, të gjitha akset rrugore

Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë natës të gjithë zonën veriore dhe juglindjen e vendit, ndërsa në disa akse rrugore është regjistruar edhe prani e borës në qarkullim. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.

Në rajonin verior, reshje dëbore janë regjistruar në akset Bajram Curri–Valbonë, Ura Bujan–Qafë Morinë, Hani i Hotit–Vermosh, Bogë–Theth, Rrëshen–Shpal–Qafë Benë, Fierzë–Bajram Curri, Bulqizë–Peshkopi, Kukës–Shishtavec, Kukës–Bushtricë, Kukës–Krumë, Dedaj–Razëm, si dhe në disa segmente të tjera.

Në juglindje, dëbora ka përfshirë akset Qukës–Qafë Plloçë, Qafë Plloçë–Qafë Thanë, Librazhd–Fushë Studen, Korçë–Dardhë dhe Zëmblak–Goricë.

Sipas ARRSH-së, kontraktorët ndodhen në terren me mjete dhe punëtorë, duke vijuar pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e kripës për të shmangur krijimin e ngricave.

Gjatë natës janë regjistruar gjithashtu reshje shiu me intensitet mesatar.

Autoriteti Rrugor u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit, të pajisen me goma dimërore dhe të përdorin zinxhirë në akset ku ka prani dëbore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion