Protesta në Ditën e Pavarësisë, 12 protestues në pranga pas sulmeve me molotov ndaj efektivëve! 19 në hetim (EMRAT)

Aktualitet

Protesta në Ditën e Pavarësisë, 12 protestues në pranga

Policia arrestoi 12 protestues pas sulmeve me molotov ndaj efektivëve gjatë protestës në Ditën e Pavarësisë. 19 të tjerë në hetim.

Të arrestuar 

Enest Kapo
Hasan Xhik
Sami Ademi
Minushe Duzha
Besard Halilaj
Ervis Disha
Lutfi Vata
Elton Caushaj
Klajdi Jonuzi
Ylvana Mahmuti
Shpend Çerpia
David Çerpia

Njoftimi i Policisë

Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin dhe dëmtuan pronën publike, arrestohen 12 shtetas dhe procedohen penalisht 19 të tjerë.

Gjatë tubimit të djeshëm u dëmtuan 17 punonjës Policie.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, u arrestuan shtetasit:

-E. K., 32 vjeç, H. Xh., 18 vjeç, S. A., 53 vjeç, M. D., 47 vjeçe, B. H., 25 vjeç, E. D., 27 vjeç, L. V., 55 vjeç, E. C., 32 vjeç, K. J., 31 vjeç, Y. M., 38 vjeçe, Sh. Ç., 29 vjeç dhe D. Ç., 23 vjeç. 

Gjithashtu, u proceduan penalisht 19 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Lajmi në përditësim...

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion