Eksploziv në orët e para të mëngjesit në Fier, në shënjestër një lokal, 44-vjeçari njofton policinë…

Aktualitet

Eksploziv në orët e para të mëngjesit në Fier, në

Një lokal në qytetin e Fierit është bërë objekt i një sulmi të dyshuar me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.

Ngjarja është konstatuar rreth orës 04:15, kur pronari i biznesit ka njoftuar policinë për dëmtimin e fasadës së lokalit. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Më datë 29.11.2026, rreth orës 04:15, shtetasi R. M., rreth 44 vjeç, banues në Fier, ka njoftuar sallën operative se i është dëmtuar fasada e lokalit, dyshohet me lëndë plasëse.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion