Çmimet e banesave frenojnë rritjen, BSH: Në pjesën e parë të vitit u shtrenjtuan me 10 përqind

Aktualitet

maxresdefault.jpg
Çmimet e shitjes së banesave në vend janë ngadalësuar në pjesën e parë të vitit. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë theksojnë se indeksi i çmimeve u rrit me 10%  nga mbi 41% që u shtrenjtua një  vit më parë

Edhe në kryeqytet rezulton se niveli i rritjes është  i njëjtë .

Nga të dhënat vërehet se ka pasur interes të shtuar nga të huajt për blerje apartamentesh në Shqipëri.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të viti 2026, rreth 20% të banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 85% rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së. Në tërësi, pesha e transaksioneve në të cilat blerësit janë jorezidentë ka shfaqur një prirje në rritje gjatë 5 vjetëve të fundit

Blerja e banesave po realizohet kryesisht  me anë të kredive .Sektori bankar ka vijuar të mbështesë me financim kërkesat për blerjen e pasurive të paluajtshme rezidenciale nga individët dhe bizneset. Kredia për blerje banese ishte 260 miliardë lekë, duke u rritur  me 12.5% kundrejt një viti më parë. Kushtet dhe termat e kreditimit të bankave për blerjen e banesave u raportuan të pandryshuara.

Po ashtu sipas Bankës qendrore edhe koha mesatare e shitjes së apartamenteve  u rrit në 9.7 nga 8.1 muaj që ishte një vit më parë.

Ndërsa koha e shitjes në zonat  bregdet u ul .

Po ashtu interes të shtuar ka pasur edhe për ambientet me qira kryesisht në Tiranë. Në raport theksohet se  kërkesa e përgjithshme për marrje me qira raportohet më e lartë nga kërkesa gjatë gjashtëmujorit të mëparshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion