Çështja SHISH/ Arrest me burg për Embro Sulejmanin dhe Fatjon Kalluçin

Aktualitet

embro.jpg

Sot mbahet seanca në GJKKO për Vlora Hysenin në orën 12:00. Ndërkohë GJJKO la në burg  shefin e laboratorit të Policisë, Fatjon Kalluci, dhe punonjësin e shoqërisë “Agroturizëm Kodra e Kuajve”, Embro Sulejmani.

Në GJKKO mbërriti avokati i Embro Sulejmanit.

Fatjon Kalluci akuzohet për zbulimin e akteve dhe të dhënave sekrete, kurse Embro Sulejmani për përkrahje të autorit të krimit. Gjatë seancës në GJKKO, ata nuk kanë folur, por janë përfaqësuar nga vokatët e tyre.

Këta të fundit kërkuan masë më të butë sigurie dhe shpalljen e moskompetetncave, por kërkesa nuk u pranua nga gjyqtarja e çështjes.

Fatjon Kalluci me detyrë shef i policisë shkencore, i ka dërguar Ergys Agasit në muajin gusht para se të arrestohej 3 foto të ekspertizës se makinës “Landrover deffender” me targe GG444AA të gjetur në Equos Resort.

Ndërsa Sulejmani i dërgonte ushqime në banese ku qëndronte i fshehur. Të dhënat janë zbuluar në telefonin e Agasit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion