Çështja e SHISH, Bardhi: Qeshët kur ju thamë se Vlora Hyseni është emërim i Agasit, ia ka fikur radarët...

Politikë

1790243316_gazmentbardhi.jpg
Gazment Bardhi i tha mazhorancës në Kuvend se e kanë dorëzuar shtetin në duart e krimit, pavarësisht paralajmërimit të opozitës për ish-kreun e SHISH, Vlora Hysenin. 

Kreu i grupit të PD tha se Hyseni “ia ka fikur vërtet radarët shtetit” me ndihmën që ajo i ka dhënë biznesmenit Ergys Agasi.

“Besoj ky është një nga momentet më të vështira dhe unë e kuptoj sikletin tuaj që detyroheni që një nga çështjet më të rënda ta trajtoni duke mbrojtur një të papërgjegjshme sepse asnjë njeri i përgjegjshëm s’mund të flasë kur në 2026 Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, kështu qeshnit, kur ju thamë që Vlora Hyseni është emërim i Ergys Agasit.

Ju thatë ku i gjetët këta, nuk e bën Edi Rama këtë, ka zgjedhur më të mirët. 

Ku e keni Edi Ramën sot? Fshihet pas një të papërgjegjshmi që me ligj nuk mban përgjegjësi për atë që thotë? Një zyrtar i përgjegjshëm s’mund të thotë që jemi më të mirët kur shefja e SHISH jo vetëm ndihmonte anëtarin e një grupi kriminale, por iu thoshte çunave me dorë të lehtë sot se për ty i fik radarët.

E në fakt është e vërtetë, ia ka fik radarët shtetit, ka fikur edhe radarët tuaj! Shteti shqiptar është shndërruar në narkoshtet! Nëse kryeministrin e urdhërojnë grupet kriminale, ky nuk është shtet, por narkoshtet!”, tha Bardhi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion