Zhdukja e nëndetëses Titan, marina Amerikane mund të ketë ‘dëgjuar’ momentin kur shpërtheu

Bota

Zhdukja e nëndetëses Titan, marina Amerikane mund të ketë

Marina Amerikane mund ta ketë dëgjuar shpërthimin e nëndetëses që u zhduk të dielën me 5 pasagjerë në bord, të cilët po shkonin në fund të detit për të parë rrënojat e Titanikut.

Ndërsa mbetet mister se kur ndodhi ngjarja, mediat raportuan se zyrtarë të lartë të marinës konfirmuan se një sistem sekret regjistroi një tingull që dukej si një shpërthim.

Sipas një zyrtari, zëri është regjistruar afër kohës kur kontakti me nëndetësen Titan humbi të dielën. Megjithatë, zyrtari tha se nuk ishte e sigurt që regjistrimi vinte nga nëndetësja.


5 pjesë të nëndetëses u gjetën rreth 500 metra nga Titanikut në fund të Atlantikut të Veriut, me Gardën Bregdetare të SHBA-së që njoftoi të enjten se ato i përkisnin Titanit.

Mbetjet tregojnë një dekompresim katastrofik që çoi në shpërbërjen e saj, tha roja bregdetare, duke konfirmuar se nuk kishte të mbijetuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion