“Rrezikon 20 vite burg për trafik droge”, arrestohet në Kakavijë

Një kontroll rutinë i pasaportës në kufirin shqiptaro-grek ka zbuluar një person të kërkuar ndërkombëtarisht, i cili përballet me akuza të rënda nga drejtësia zvicerane.
Një shtetas i huaj është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijes, teksa po tentonte të hynte në territorin shqiptar.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim mes autoriteteve kufitare shqiptare dhe atyre greke.
Gjatë verifikimit të dokumenteve, rezultoi se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti nga autoritetet zvicerane për trafikim të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope, si dhe pastrim parash nga veprimtari kriminale.
Sipas legjislacionit zviceran, veprat penale për të cilat akuzohet parashikojnë një dënim maksimal deri në 20 vite burg.
Pas arrestimit, shtetasi i huaj u shoqërua në Sektorin për Hetimin e Krimeve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në Janinë.
Dosja pritet t'i kalojë Prokurorisë së Apelit të Janinës, e cila do të ndjekë procedurat e mëtejshme ligjore për ekstradimin e tij.


