Mitsotakis fiton zgjedhjet në Greqi, do qeverisë pa koalicion

Ne Greqi 9.8 milionë qytetarë u thirrën për herë të dytë brenda dy muajsh para kutisë së votimit për të zgjedhur qeverinë që do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.
Rezultatet e para të publikuara pas numërimit të më shumë se 80% e qendrave të votimit, rezultetet i japin një fitore të thellë Demokracia e Re të ish- Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.
Me 80.4% të votave të marra ajo merr të paktën 160 mandate në parlamentin me 300 vende duke bërë që të qeverisë e vetme dhe pa nevojën e një koalicioni.
Në vend të dytë u rendit sërish e majta e Syrizës e ish-Kryeministrit Alexis Tsipras që për momentin numëron 17.7% të votave të përkthyera në vetëm 49 deputetë.
Më pas vjen PASOK dhe Partia Komuniste me respektivisht 35 dhe 20 deputetë. Demokracia e Re e Mitsotakis fitoi edhe në zgjedhjet e 21 Majit, por nuk mundi ta formonte e vetme qeverinë vetëm për pak deputetë.
Kjo bëri që Kryeministri Mitsotakis të mos pranonte mandatin dhe ta çonte edhe një herë vendin sërish në zgjedhje.
Ligji i ri i jep partisë fituese në raundin e dytë një bonus deputetësh dhe mundësinë që të qeverisë e vetme për 4 vitet e ardhshme.
Greqi, tentuan të blinin vota, ndalohen katër persona

Policia greke ka ndaluar 4 persona nën akuzën e tentativës së vjedhjes së votës në Greqi.
Ngjarja ndodhi gjatë orëve të pasdites por u publikua pak mbas mbylljes së procesit të votimit.
Sipas informacioneve të para,raportohet se 4 personat e arrestuar tentuan jashtë qendrës së votimit të japin votuesve zarfa të përgatitura me vota të një subjekti politik. Menjëherë ka ndërhyrë policia e cila ka arrestuar të dyshuarit.
Në cilësinë e provës materiale në makinë e njërit prej të arrestuarve u gjeten 2227 fletë votimi gati për tu hedhur në kuti si dhe shuma prej 490 euro. Ende nuk dihet nëse personat kishin ofruar para në këmbim të votës.
Ata do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie paraditen e së hënës. Edhe gjatë raundit të parë të votimeve në 21 maj,6 persona u arrestuan për veprën penale të blerjes së votës.
Zgjedhjet ne Greqi, cfare sugjeruan exit-pollet

Qytetaret grekë u rikthyen këtë të dielë qendrave të votimit për një proces të dytë zgjedhor brenda pesë javësh.
Sipas exit polleve të 17:30-ës, Demokracia e Re ka arritur të grumbullojë një mbështetje prej 42% të pjesëmarrësve në zgjedhje, e ndjekur nga Syriza me 17.6 %, si dhe PASOK 11,5 %.
Exit pollet kanë marrë për bazë 80% e kampionit.
Demokracia e Re: 42%
Syriza: 17.6 %
PASOK: 11,5 %
KKE: 8.1%
Spartanët: 5%
Zgjidhja Ell: 3.3%
Niki: 3.3%
Navigimi: 3%
DITA: 2.5%
Votimi në Greqi është i detyrueshëm, por ka përjashtime për ata mbi 70 vjeç, për ata që ndodhen jashtë vendit gjatë ditës së zgjedhjeve, si dhe për ata që nuk mund të votojnë për arsye shëndetësore.
Shanset e Mitsotakis për të fituar një mandat të dytë si kryeministër këtë herë janë të mëdha, për shkak të ndryshimeve që iu bënë ligjit zgjedhor.
Ekspertët thonë se këto zgjedhje do të jenë një votë për ekonominë dhe reflektim i një ndryshimi që do ta çojë shoqërinë greke drejt konservatorizmit, pjesërisht për shkak të forcimit të qëndrimeve kundër imigracionit.
Mitsotakis synon fitoren
Grekët janë duke votuar për të dytën herë brenda një muaji, derisa ish-kryeministri konservator, Kyriakos Mitsotakis po shpreson të sigurojë një fitore të madhe.
Ai e ka mundur bindshëm rivalin e tij të qendrës së majtë në muajin maj, por ka thirrur zgjedhje të reja me synimin që ta udhëheqë i vetëm Greqinë.
Procesi zgjedhor mbahet pak më shumë se një javë pas raportimeve për tragjedinë me anijen e migrantë në brigjet greke.
Si pasojë e fundosjes së anijes besohet se kanë vdekur 500 persona.
Mirëpo kjo katastrofë ka pasur ndikim të vogël në fushatë.
Vendvotimet do të mbyllen në orën 19:00.
Mitsotakis beson se pa siguruar më shumë se 150 ulëse në Parlamentin me 300 të tilla, partia e tij Demokracia e Re, nuk mund të formojë një qeveri stabile.
“Në kohë të paqarta, Greqisë i duhet një qeveri që nuk do të varet nga brishtësia e shumicës”, ka thënë ai në një takim të organizuar me mbështetësit në Sheshin Sintagma të premten në Athinë.
Mitsotakis shihet si rikthyes i stabilitetit në ekonominë greke, pas problemeve të rënda në të kaluarën.
Ndonëse aktualisht shumë grekë vuajnë nga rritja e çmimeve të jetesës, ata kanë votuar muajin e kaluar për partinë që ka premtuar taksa më të ulëta dhe përmirësim të shëndetit publik.
Kundërkandidati i Mitsotakis, Alexis Tsipras nga qendra e majtë, u ka thënë mbështetësve në Selanik se votuesve u ofrohen dy mundësi: “Një shtet dhe shoqëri humane, demokraci dhe drejtësi”, apo program i krahut të djathtë, që i vendos përfitimet mbi jetën e shumicës./rel/tch



