Toleruan kanabisin, emrat e 13 zyrtarëve të pezulluar në policinë e Shkodrës

Aktualitet

Toleruan kanabisin, emrat e 13 zyrtarëve të pezulluar në

Nje numer prej 13 zyrtaresh te policise u pezulluan nga detyra diten e sotme ne Shkoder me akuzen se nuk kane vepruar duke favorizuar keshtu kultivimin e kanabisit.

Lajmi u be i ditur nga Agjencia e Mbikqyrjes policore dhe Ministria e Brendshme.

Sipas saj drejtoria e Hetimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Drejtorinë e AMP pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal ndaj punonjësve të Policisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si më poshtë vijon:

– Masa e sigurimit personal “Arrest në Shtëpi” për punonjësin e policisë Komisar Pëllumb Shpati, aktualisht me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Përkrahje e autorit të krimit”.

– Masën e sigurimit personal “Arrest në Shtëpi” për punonjësin e policisë Inspektor Taulant Kurtaj, aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë Drejtues, Hajri Kushe, aktualisht me detyrë Zv. Drejtor për Hetimin e Krimeve në DVP Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë KryeKomisar Asllan Shytaj., aktualisht me detyrë Shef Rendi në DVP Tiranë (në kohën e ngjarjes ka mbajtur detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Shkodër), i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e Policisë, Komisar Dedim Gjeta., aktualisht me detyrë Zv. Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Komisar Ilir Hasaj, aktualisht me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor Arben Memaj., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist I Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin Arben Dekovi, me detyrë Shef i Sektorit për Hetimin pranë Drejtorisë së AMP (Rajoni Shkodër), i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor Vehbi Nase, aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor Gjin Guri, aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor Nazbi Beqiri, aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor Sokol Pjetri., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor Ardis Çoçja, aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

Behet me dije se masat e sigurimit personal u ekzekutuan, pasi nga hetimet disa mujore të zhvilluara nga AMP në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Shkodër, janë administruar prova dhe fakte, ku provohet se punonjësit e policisë të mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me veprime dhe mosveprime, duke abuzuar me kompetencat që ju jep detyra funksionale, kanë favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në Njësinë Administrative Ana e Malit Shkodër, si dhe kanë neglizhuar me dashje marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin, evidentimin e kultivimit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, duke krijuar kështu kushte të favorshme për largimin e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion