Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, dyshohet ta ketë mashtruar, dëshmon psikologia e saj

Bota

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, dyshohet ta ketë mashtruar,

Vijojnë në Greqi hetimet rreth vrasjes së 20-vjeçares britanike Caroline. Tashmë në qendër të investigimeve është vënë psikologia e të resë. Sipas mediave në vend, Dyshohet se Eleni Mylonopoulou mund të ketë kryer mashtrim dhe thyerje të sekretit profesional.

Ditën e sotme ajo u thirr për të dëshmuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Atikë.

Por çfarë dëshmoi 60-vjeçarja përpara hetuesve?

“Unë nuk iu prezantova 20-vjeçares si psikologe. Unë kam qendrën për hipnozë terapeutike, qasje psikoterapeutike dhe këshilluese “me leje nga Dhoma e Athinës.”

Ajo pretendon se e ka ndihmuar të renë me problemet psikologjike që kishte. Më herët, Mylonopoulou kishte thënë për mediat se skenarët që kanë nxjerrë të shoqin e saj të lidhur me autorët janë absurdë.

Ajo deklaroi për “THEMA” se Caroline dhe Babis ishin shumë të lumtur duke theksuar se ai e mbështeste atë për gjithçka.


“Vajza ishte shumë e re dhe kur lindi pësoi abort spontan duke e lindur foshnjën para kohe. Ai ishte shumë mbështetës. Në këtë kohë ai i mori për Krishtlindje një qen dhuratë për shkak se Caroline i donte shumë kafshët.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion