U përfol se është drejt ndarjes me Shkëlzenin, reagon Armina Mevlani

Showbiz

U përfol se është drejt ndarjes me Shkëlzenin, reagon Armina

Blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, para pak ditësh festoi 30-vjetorin e lindjes.

Ajo ftoi miqtë më specialë në një festë “Under the sea” dhe u vesh si një sirenë.

Mirëpo, mes fotove të shpërndara në rrjetet sociale nga super festa e organizuar për datëlindjen e Mevlanit, u vu re mungesa e partnerit të saj, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenit.

Ndryshe nga vitet e kaluara, u evidentua gjithashtu se kësaj herë mungoi dedikimi i tij për blogeren në rrjetet sociale. Kjo ka ngritur dyshimet për një çarje në marrëdhënien e çiftit.

U përfol se është drejt ndarjes me Shkëlzenin, reagon Armina

Mirëpo, nuk ka vonuar reagimi i Arminës. Përmes një postimi, ajo ka treguar buqetat gjigante që ka marrë për datëlindje, ku njëra është nga Shkëlzeni.

“Jam mirënjohëse për miqtë, familjen, dashurinë time që më dhuruan këto lule e që më bënë të ndihem e bekuar”, shkruan Armina.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion