Vranë djalin se ishte beqar, shokojnë prindërit: Kemi vrarë edhe vajzën me dhëndrin, nuk pendohemi

Bota

Vranë djalin se ishte beqar, shokojnë prindërit: Kemi vrarë

Një çift të moshuarish nga Irani, të cilët vranë djalin e tyre vetëm për faktin se ishte beqar, kanë rrëfyer se kanë vrarë në të njëjtën mënyrë edhe vajzën e tyre, bashkë me dhëndrin.

Ambar dhe Iran Khorramdin, 81 dhe 74 vjeç, u arrestuan 3 javë më parë në Teheran, si të dyshuarit kryesorë për vrasjen e djalit, pasi trupi i tij u gjet i copëtuar në një kosh plehrash pranë banesës së tyre.


Ata pranuan se përveç djalit, kanë vrarë dhe copëtuar trupin e vajzës Arezou dhe dhëndrit Faramarz, pasi ishin dy imoralë.

“Nuk jam penduar fare për vrasjet. Ata që vrava ishin imoralë”, tha babai në sallën e gjyqit.

“Vrasjet i kemi planifikuar bashkë. Burri im hodhi idenë, ndërsa unë pranova. Nuk jam fare e trishtuar sepse kam vuajtur shumë nga ata”, shtoi nëna.

Sipas medieve iraniane, të moshuarit e vranë dhëndrin 10 vite më parë pasi ishte i dhunshëm, ndërsa vajzën e vranë 3 vite më parë, pasi kishte nisur drogën dhe sillte të dashurit e saj në shtëpi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion