Të shtënat me arm'ë gjatë natës në Durrës, policia sqaron: Ja çfarë ka ndodhur

Aktualitet

Të shtënat me arm'ë gjatë natës në
Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri në ajër mbrëmjen e djeshme (13 nentor) në qytetin e Durrësit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:45, në lagjen nr. 6, ku dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve me inicialet G. P. dhe H. L., njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit H. L., i dyshuar si autor i të shtënave.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 22:45, në lagjen 6, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve Gj. P. dhe H. Ll. ka pasur të shtëna me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit H. Ll. autorit të dyshuar të të shtënave.

Gjatë të shtënave nuk ka pasur të lënduar.”- njofton policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion