Vodhi dy bluza, 67-vjeçari lirohet nga burgu pas 20 vitesh

Bota

Vodhi dy bluza, 67-vjeçari lirohet nga burgu pas 20 vitesh

Një burrë nga Luiziana, SHBA është liruar pasi kaloi 20 vjet në burg për vjedhjen e dy bluzave. 67-vjeçari, Guy Frank u la i lirë pas ndërhyrjes së Projektit të Pafajësisë New Orleans, që punon për të liruar njerëzit që vuajnë dënime të rënda për vepra jo të dhunshme.

Frank mori dënimin pasi u arrestua në vitin 2000 sepse vjedhja e një shume nën 500 dollarë konsiderohej një krim në atë kohë.

Para vjedhjes së bluzave, Frank ishte arrestuar 36 herë dhe ishte dënuar për të paktën tre krime.

“Rasti i tij tregon se si njerëzit me ngjyrë të varfër preken në mënyrë disproporcionale nga këto dënime ekstreme. Është e vështirë të imagjinohet një person i bardhë të marrë këtë dënim për këtë krim”, tha në një deklaratë Projekti i Pafajësisë New Orleans. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion