Vijojnë protestat në Itali, qytetarët kundërshtojnë vaksinimin e detyrueshëm

Bota

Vijojnë protestat në Itali, qytetarët kundërshtojnë

Shtohen përpjekjet në Itali për shpërbërjen e lëvizjeve neofashiste, pas protestave të dhunshme në fundjavë, kundër certifikatës së detyrueshme shëndetësore. 12 persona, përfshirë Roberto Fiore, themeluesi i partisë së ekstremit të djathtë Forca e Re, u arrestuan lidhur me protestat e së shtunës, kur një grup demostruesish u përpoqën të hynin në pallatin Chigi, rezidenca zyrtare e kryeministrit italian. U sulmua gjithashtu një qendër spitalore, ku u plagosën edhe 4 punonjës të shëndetësisë dhe zyrat e një sindikate tregtare.

Skenat u dënuan ashpër, me politikanët e Partisë Demorkatike të qendrës së majtë që prezantuan një mocion në Parlament, duke kërkuar që Forca e Re dhe lëvizje të tjera neofashiste të shpërbëhen. Një mocion i ngjashëm u prezantua edhe nga partia e qendrës Italia Viva dhe Partia Socialiste.

Protestat në fundjavë, ku u infiltruan pjesëtarët e lëvizjeve neofashiste, u zhvilluan kundër vendimit të qeverisë që detyron punonjësit në sektorë privatë e publike, të dëshmojnë vaksinim apo test negativ për të hyrë në vendet e punës. Masa hyn në fuqi në 15 tetor. /a2cnn

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion