Vrau babanë se dhunonte nënën, 13-vjeçari shqiptar pranon krimin

Kosovë&Rajon

Vrau babanë se dhunonte nënën, 13-vjeçari shqiptar pranon

Një tragjedi ka ndodhur në Francë, ku është përfshirë një familje nga Kosova. Mësohet se një 13-vjeçar ka qëlluar për vdekje babanë e tij, pasi ky i fundit vazhdimisht dhunonte nënën e tij. Mediat franceze shkruajnë se gruaja, ka rrëfyer se gjithçka kishte nisur pas një sherri mes saj dhe bashkëshortit.

Natën e ngjarjes, viktima kishte shkuar i dehur në shtëpi duke u treguar agresiv. Prokurorët kanë thënë se në trupin e saj nuk ka asnjë shenjë dhune, por ata pretendojnë të kundërtën. Krimi ka ndodhur në sy të nënës dhe motrës së vogël vetëm 7-vjeçare.

13-vjeçari pasi qëlloi babanë, mori vëllanë dhe fshehën armën në disa shkurre. Por më pas ai u dorëzua në polici dhe pranoi krimin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion