Vaksina kineze hedh poshtë deklaratën e një dite më parë: Sinovac shmang shtrimin në spital dhe vdekjen

Bota

Vaksina kineze hedh poshtë deklaratën e një dite më

Një ditë pas deklaratës së zyrtarëve kinezë se vaksina Sinovac nuk është shumë efektive, sot ka ardhur një deklaratë tjetër, që hedh poshtë atë aludim, duke siguruar dhe bindur të gjithë se vaksina në fjalë shmang shtrimin në spial dhe vdekjen me 100%.

Ky argument është konfirmuar pas një studimi të kryer. Ndërkohë që Komiteti Special për Sigurinë dhe Shpërndarjen e vaksinave në Malajzi, ka folur për këtë vaksinë.

 “Komiteti ka shqyrtuar të dhënat dhe ne kemi vendosur të përdorim Sinovac për të moshuarit. Bazuar në provat në  Brazil, efektiviteti në rastet e moderuara dhe të rënda për Covid-19 për vaksinën Sinovac ishin 83.7 përqind dhe 100 përqind për rastet e rënda", tha Khairy.

ME TE LEXUARAT