Dhunuan të riun dhe e mbajtën peng për 30 minuta për borxhin, arrestohen 2 persona në Vlorë

Aktualitet

Dhunuan të riun dhe e mbajtën peng për 30 minuta për

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Vlorë, të akuzuar se kanë dhunuar një person tjetër, me pretendimin se nuk i kishte larë borxhin.

Me një njoftim për mediat, policia bën me dije se në pranga kanë rënë S. K., 20 vjeç dhe A. M., 23 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë dhunuar 27-vjeçarin me inicialet A. I..

Ata e kanë mbajtur atë për rreth 30 minuta në banesën e shtetasit S. K., me pretendimin se i kishte borxh shtetasit A. M., një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion