U sulmua nga 60 mijë bletë, amerikani pëson atak në zemër dhe ndërron jetë

Bota

U sulmua nga 60 mijë bletë, amerikani pëson atak në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas, SHBA, ku një 70-vjeçar ka humbur jetë pasi u sulmua nga 60 mijë bletë, që për pasojë i shkaktoi sulm në zemër. Sipas bashkëshortes së tij, Thomas Hicks po kosiste barin pranë bletëve dhe zhurma e kositëses i ka shqetësuar bletët, duke iu sulur.

Më tej, ajo tregon se ai e kishte premtuar se nuk do t’i afrohet pjesës së pasme të oborrit, pasi atje kishte pasur shumë bletë. Megjithatë kur ajo u kthye në shtëpi e gjeti burrin e mbuluar nga bletët. “Mendoj që as shpina nuk i shihej, e tërë kokën e kishte të mbuluar me bletë”, ka shtuar ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion