Aksidentoi për vdekje 60-vjeçaren një ditë më parë, arrestohet e moshuara në Durrës

Aktualitet

Aksidentoi për vdekje 60-vjeçaren një ditë më

Prangoset 60-vjeçarja e cila aksidentoi për vdekje një ditë më parë në autostradën Durrës- Sukth një 60-vjeçare. Sipas policisë, drejtuesja e makinës po lëvizte në sensin e kundërt të rrugës.

 

“Durrës/ Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

M. K., 60 vjeçe, banuese në Durrës, si dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. P., 45 vjeç, banues në Krujë, pasi ditën e djeshme, në autostradën Durrës-Sukth, shtetasja M. K., duke drejtuar mjetin tip "Lancia" në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve, është përplasur me mjetin kamion me drejtues shtetasin Sh. P., e për pasojë ndërroi jetë pasagjerja në mjetin tip “Lancia”, shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion