Kumbaro: Dalja e LSI nga skena politike në Gjirokastër e rëndësishme, modeli tyre i pashëndetshëm për të rinjtë

Mirela Kumbaro, fituese e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastër, ka folur për LSI dhe faktin se nuk morën asnjë mandat në këtë qark. Në një intervistë televizive, Kumbaro tha se kjo dalje është e rëndësishme, pasi sipas saj, modeli i LSI-së ishte i pashëndetshëm për të rinjtë që duan të futen në politikë dhe në dëm të demokracisë.
“Më shumë se presidenti doja të flisja për LSI, si organizatë politike se nuk mund ta quaj parti. Se në Gjirokastër nuk mori asnjë mandat, as me emrat e përveçëm të listës në qarkun e Gjirokastrës. E quaj të rëndësishme që modeli politik i LSI të dalë nga skena. Në Gjirokastër modeli i LSI ishte i pashëndetshëm në dëm të demokracisë dhe i gabuar për të rinjtë që duan të futen në politike, e quaj të mirë që u shkri ai model. Është e vetmja mënyrë sesi nuk duhet bërë politikë. Nuk më duket e rëndësishme për presidentin, por të rinjve t’u jepet një model”, tha Kumbaro

