U shtyp nga traktori në punë, humb jetën në Itali 38-vjeçari shqiptar

Bota

U shtyp nga traktori në punë, humb jetën në Itali

Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali teksa po punonte në një arë të një ferme bujqësore mes Solarolo-s dhe Castel Bolognese-s.

Mediat italiane shkruajnë se rreth orës 18:00, familjarët e tij, të shqetësuar sepse nuk kishin kontaktuar me të, shkuan ta kërkonin në vendin e punës, por fatkeqësisht, e gjetën të vdekur.

Ndërkohë, dinamika e aksidentit është ende për t'u sqaruar, por sipas hetuesve, shqiptari mund të jetë përplasur dhe shtypur për vdekje nga një traktor.

Ndihma e shpejtë mbërriti në vendin e ngjarjes, por për fat të keq mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.

Në vendngjarje ndodheshin edhe inspektorët e sigurisë në punë dhe karabinierët, të cilët nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Gjithashtu mediat italiane shkruajnë se traktori është sekuestruar për hetime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion