U godit me thikë pas shpine, humb jetën 26-vjeçari shqiptar në Itali, e vranë 2 bashkatdhetarë (Emri)

Bota

U godit me thikë pas shpine, humb jetën 26-vjeçari shqiptar
Nuk ka mundur që t’i mbijetojë dot plagëve 26-vjeçari shqiptar, i cili u plagos me thikë gjatë ditës së djeshme në Romë. Mediat italiane shkruajnë se i riu ka ndërruar jetë në spital, ndërkohë që është bërë i mundur dhe identifikimi i tij, Atjon Lopci.

Ai iu nënshtrua një operacioni një ditë më parë, por plagët e shkaktuara nga goditjet me thikë pas shpine ishin shumë të rënda.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, shkak i vrasjes dyshohet se janë bërë pazaret e prishura të drogës. Ngjarja e rëndë ndodhi në Ostiense të Romës, ku 26-vjeçari u godit disa herë pas thike nga dy persona.

Autorët janë identifikuar gjithashtu nga autoritetet dhe janë shpallur në kërkim për vrasje. Ata janë dy shqiptarë, por identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura ende.

Autorët e goditën pas shpine Lopcin. Ky i fundit u përpoq të largohej dhe ka vrapuar për 150 metra derisa u rrëzua në hyrje të një lokali. 26-vjeçari u gjet nga kalimtarë të rastit dhe u dërgua menjëherë në spital. Sipas informacioneve të para, Lopci është person me precedentë të mëparshëm penal.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion