Durrës, përplasen dy makina në Hamallaj, vdes pasagjerja

Aktualitet
Durrës, përplasen dy makina në Hamallaj, vdes pasagjerja
ilustrim

Një aksident është shënuar rreth orës 10:00 në Hamallaj të Durrësit.

Dy makina janë përplasur dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja e njërit prej mjeteve.

“Shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. D. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetësja E. H., e cila ishte pasagjere në mjet” informon policia e Durrësit.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT