Tronditëse, i riu transporton kufomën e nënës me motor

Bota

Tronditëse, i riu transporton kufomën e nënës me motor

Një burrë nga India ka transportuar kufomën e nënës së tij për në destinacionin e fundit me motor, pasi shëndetësia në vend është në kolaps dhe ka mungesë të ambulancave.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Narendra Chenchu ka mbajtur trupin e nënës së tij mes tij dhe kunatit për 9 milje.

Nëna e tij e cila ishte rreth të 50-ve rezultoi pozitive me Covid-19 vetëm disa orë para se të vdiste rrugës për në spital. Vala e dytë e pandemisë ka shkaktuar ‘dëme’ në Indi javëve të fundit, derisa New Delhi raporton një viktimë si pasojë e COVID-19 çdo katër minuta.

Si rrjedhojë, është raportuar për një mungesë të madhe të autoambulancave, duke i detyruar vendasit të gjejnë mjetet e tyre të transportit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion