E rëndë/Goditja e ortekut ju merr jetën 3 personave

Bota

E rëndë/Goditja e ortekut ju merr jetën 3 personave

Të paktën tre persona kanë humbur jetën nga orteku në jug të Francës. Aksidenti ndodhi në Villar-d’Arene në rajonin francez Hautes-Alpes ose ndryshe Alpet e Larta.

Xhandarmëria e Briancon-it, qyteti në lartësinë më të lartë mbidetare në Francë tha se orteku ra në kanionin, i cili ndodhet në një lartësi mbidetare prej 3.169 metra.

Ekipet e shpëtimit të Francës, xhandarmëria dhe shërbimet malore nën ortek nxorën trupat e tre personave të vdekur.

Enti Meteorologjik i Francës lëshoi paralajmërim për ortekë të mundshme në gjashtë rajone në juglindje të Francës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion