Aksident tragjik në Durrës, makina përplas për vdekje këmbësorin , shoqërohet në polici shoferja

Aktualitet

Aksident tragjik në Durrës, makina përplas për vdekje

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 81-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14 të qytetit, ku një automjet ka përplasur një këmbësor. Përplasja ka qenë fatale për të moshuarin, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Në timonin e automjetit ndodhej një 26-vjeçare, e cila është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 Njoftimi i policisë

 Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. Z., 81 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Drejtuesja e automjetit, shtetasja K. Gj., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion