Tre gjeneralë me katër yje në Shqipëri, ambasada e SHBA në Tiranë i uron mirëseardhjen

Politikë

Tre gjeneralë me katër yje në Shqipëri, ambasada e SHBA

Ambasada e SHBA në Shqipëri i ka uruar mirëseardhjen tre gjeneralëve që mbërritën sot në Shqipëri për të asistuar në nisjen e stërvitjes Defender 21, e cila konsiderohet stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor.

Tre gjeneralët janë takuar me ambasadoren Yuri Kim gjatë ceremonisë së pritjes në Shqipëri.

“Ne i urojmë mirëseardhjen Gjeneralit Tod Ëolters, Komandant i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Komandant Suprem i Aleatëve Europian të NATO-s;

Gjeneralit Jeffrey Harrigian, Komandant i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë – Forcave Ajrore Afrikë, si dhe Komandës Ajrore Aleate; dhe gjeneralit Christopher Cavoli, Komandant i Ushtrisë së SHBA në Evropë dhe Afrikë.

Tri Gjeneralët me katër yje mbërritën sot në Shqipëri për të asistuar në nisjen e Defender Europe21, stërvitjes më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Defender Europe 2021” është konsideruar ndër të tjera tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve që Shqipëria ka me SHBA. Në stërvitjen “Defender Europe 21” do të marrin pjesë rreth 6 mijë trupa dhe qindra mjete ushtarake nga SHBA, Shqipëria dhe vende të tjera aleate.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion