Tragjedia me 59 viktima në Koçan, momenti kur të rinjtë largohen nga klubi për t’i shpëtuar zjarrit
Lajmifundit
/
19 Mars 2025, 09:21
Bota
Janë publikuar pamje të reja nga brenda diskotekës në Koçan, që tregojnë momentin pas shpërthimit të zjarrit.
Nga videot e publikuara nga mediat maqedonase, shihen momente paniku, ku tregojnë gjendjen e të pranishmëve, të cilët kërkonin derën për t’u larguar.
Por duke qenë se numri i personave ishte i lartë dhe diskoteka kishte vetëm një derë, ka qenë e vështirë edhe dalja nga ambienti i klubit.
Kujtojmë se nga zjarri në këtë diskotekë humbën jetën 59 persona.