Tragjedi në Iran, babai vret vajzën pasi ajo i tregoi nënës së saj se ai po tradhtonte

Bota

Tragjedi në Iran, babai vret vajzën pasi ajo i tregoi nënës

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin iranian Islamshahr, ku një vajzë 18-vjeçare, Fatemeh Soltani, u vra brutalisht nga babai i saj. Mediat lokale raportojnë se vajza u vra pasi i kishte treguar nënës së saj se babai po e tradhtonte.

Fatemeh, e cila punonte fshehurazi në një sallon bukurie, nga frika e të atit. Sipas raportimeve, babai i saj arriti të zbulojë vendin ku punonte vajza duke rezervuar një takim përmes numrit të publikuar në Instagramin e sallonit.

Kur vajza kuptoi se klienti i ardhshëm ishte pikërisht babai i saj, e alarmuar, i telefonoi nënës për ndihmë.

Krimi makabër ndodhi në pragun e sallonit të bukurisë, përpara syve të kalimtarëve të rastit. Pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara nga mediat, tregojnë momentin kur babai i saj del nga makina, e zvarrit Fatemeh përtokë, e rrëzon dhe e ther disa herë me thikë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion