Trump befason sërish! Do t’i ndryshojë emrin Gjirit Persik në Gjirin Arabik

Bota

Trump befason sërish! Do t’i ndryshojë emrin Gjirit Persik

Presidenti amerikan, Donald Trump po përgatitet për “pagëzime” të reja pas atyre në Gjirin e Meksikës, me Associated Press që raporton se këtë herë në shënjestrën e tij është Gjiri Persik.

Sipas AP-së, presidenti amerikan, gjatë udhëtimit të tij në Arabinë Saudite javën e ardhshme, do të njoftojë se për SHBA-në nuk ka më një gjir me emrin Gjiri Persik.

Kremlini zbulon liderët që do të marrin pjesë në paradën e organizuar nga Putini në Moskë

Trump dëshiron të emërojë gjirin me emrin Gjiri Arabik ose Gjiri i Arabisë. Kjo kërkesë është bërë së fundmi nga vendet arabe.

Gjiri Persik e mori emrin në shekullin e 16-të, megjithëse të dy termat që Trump po përgatit të përdorë përdoren gjerësisht nga shtetet e Lindjes së Mesme.

Pas humbjes së koalicionit në garën presidenciale, Rumania emëron kryeministrin e përkohshëm

Në vitin 2012, qeveria iraniane kërcënoi të padiste Google kur kompania vendosi të mos e shfaqte emrin Gjiri Persik në të gjitha hartat e saj.

 

ME TE LEXUARAT