Prej 3 majit nën dhe, vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri

Aktualitet

Prej 3 majit nën dhe, vijojnë kërkimet për

Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të 29-vjeçarit Ardit Beshiri i cili u zu poshtë nga një masiv dheu, teksa ishte duke punuar me eskavator. Ngjarja ndodhi ditën e shtunë rreth orës 14:30, në vendin e quajtur “Qafa e Burrelit”, në ambientet e fabrikës së përpunimit të kromit që ndodhet në territorin e bashkisë Klos, ndodhi një rrëshqitje masive dheu.

Punonjësi i kompanisë u zu poshtë së bashku me mjetin e punës tip eskavator, i cili operon në shfrytëzimin e mineraleve në këtë zonë.

Menjëherë pas ngjarjes, janë angazhuar forca të shumta në përpjekje për të gjetur dhe nxjerrë trupin e punonjësit të zhdukur. Në operacionin janë përfshirë: Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi i bashkisë Klos, Forcat e Policisë, Punonjës të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM), Ekip mjekësor me autoambulancë, Forca vullnetare nga komuniteti, Efektivë të Forcave të Armatosura me pajisje për detektimin e metaleve, Punonjës të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Rrëshqitja përfshin një masë të konsiderueshme dheu, me përmasa rreth 500 metra gjatësi, 20 metra gjerësi dhe mbi 4 metra thellësi.

Terreni në zonën e prekur mbetet i paqëndrueshëm, çka ka sjellë vështirësi të mëdha në ndërhyrjen me mjete të tjera të rënda, për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të mëtejshme. Për këtë arsye, ndërhyrjet po kryhen me kujdes, për të shmangur çdo rrezik shtesë për forcat e angazhuara në operacion. Pavarësisht përpjekjeve të pandërprera, deri në këto momente nuk është bërë e mundur lokalizimi apo nxjerrja e trupit të punonjësit të ekskavatorit.

ME TE LEXUARAT