Tmerr në Nigeri, persona të armatosur rrëmbejnë 80 studentë në universitet, vritet një person
Lajmifundit
/
18 Qershor 2021, 12:05
Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nigeri. Mësohet se persona të armatosur kanë bastisur një universitet shtetëror dhe kanë rrëmbyer të paktën 80 studentë, shumica prej tyre janë vajza.
Policia ka treguar se janë rrëmbyer edhe 5 mësues, ndërsa një oficer policie u vra në një shkëmbim zjarri me autorët e sulmit.
“Ata vranë një polic, thyen portën dhe shkuan drejt e në klasat e studentëve,” tha Usman Aligiou, një profesor në universitet.
Ndërkohë, kujtojmë se ky është sulmi i tretë që ndodh në më pak se 3 javë në këtë vend.


