Melisa shpërthen ndaj portaleve: Boll, hera e fundit që toleroj (Foto)

Melisa ka shpërthyer ashpër nga lajmet që fliten për të, në lidhje me Andin apo me jetën e saj. Pasi u folën për një ndarje me Andin, ajo shpërthen në story.
“Melisa tha këtë, Melisa bëri këtë, Melisa u nda, Melisa ua po merr frymë. Boll! Ju kërkoj disa ‘portaleve’ pak dinjitet në ato çfarë shkruajnë. E kuptoj që shikueshmëria e lartë ju nevojitet dhe po bëni punën tuaj, por bëjeni siç duhet. Mos u bëni të ndryrë të merreni me spekulime dhe t’i nxirrni si të vërteta, sepse ka arrit një pikë që nuk mban më. Unë nuk kam folur në ‘live’ për asnjë dhe as nuk jam ndarë me Andin, po mjaft me këto idiotësira.

Merruni me stafin tuaj që po plasin duke bërë batuta për mua vetëm si e si t’i përmendni emrin. Me ato merruni, jo me gënjeshtra mbi mua, sepse kjo është hera e fundit që toleroj”, shkroi Lleshi./panorama.al
Andi dhe Melisa u dashuruan në “Për’puthen” dhe janë në një lidhje të shëndetshme jashtë saj.


