Tension në Balltik, bombarduesi rus Su-30 ndjek këmba-këmbës F 35-sat e NATO-s

Bota

Tension në Balltik, bombarduesi rus Su-30 ndjek këmba-këmbës

Tensionet në ajër nuk mungojnë, sidomos kur është fjala për Rusinë. Veprimet e Nato-s, sidomos në kufirin e saj, ajo i sheh si kërcënim dhe nuk humbet asnjë rast për të reaguar.

Dislokimi i parë i gjuajtësve amerikanë F-35A me forcat e NATO-s në Europën Lindore u bë shkas për një incident mes patrullës ajrore dhe një bombarduesi rus Su-30SM, i cili i është vënë pas.

F35-sa i përfshirë në atë mund të shihet si një lloj konfrontimi në ajër, u diskolua nga forcat ajrore italiane i nisur nga baza e Amendolas, një njësi kjo që operon me F35 që prej vitit 2016.

Avionët, të parët e këtij lloji në Europë me kapacitet operacional, mbërritën në 30 prill në Estoni, e cila ndan kufijtë me Rusinë. Patrulla e mori misionin nga njësia gjermane e gjuajtësve Eurofighter, e cila kishte qenë më parë e stacionuar atje.

Por një F35 i ekipit Italian u pikas Su-30S rus një ditë më parë. Bombarduesi rus iu vu pas avionit F35 duke e ndjekur nga afër deri sa u mbërriti sipas tij në një distancë sigurie. Qëllimi ishte sipas zyrtarëvë rusë, të garantohej paprekshmëria e kufijve të vendit të tyre.

Ndërkohë ekspertët ushtarakë thonë se zhvendosja e F35-save kanë pranë kufirit të Rusisë mund të nxjerrë në pah dhe një dobësi të mundshme- faktin që i ofron Moskës mundësinë të mësojë më shumë rreth avionit të ri dhe ta studiojë më me kujdes profilin e këtij mjeti, në të cilin Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë duke e kthyer në programin më të shtrenjtë të armëve ne histori.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion