Takimi në Gjenevë, Biden: Putin është një kundërshtar i denjë

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden dy ditë më parë foli për takimin me Vladimir Putin, që do mbahet sot në Gjenevë. Mediat ndërkombëtare kanë zbardhur deklaratën e tij, gjatë mbledhjes së samitit të NATO-s, të hënën.
“Unë kam gjetur te ai, siç e thonë ata, kur luajnë futboll, një kundërshtar të denjë”, mësohet të ketë thënë Biden.
Ndërkohë kujtojmë se disa muaj më parë, Biden e quajti Putin një “vrasës i pashpirt”. Mediat shkruajnë se Joe Biden ndodhet nën presione të vazhdueshme nga anëtarë të partisë të tij, në lidhje me takimin që do të zhvillojë me Putin. Sipas anëtareve të partisë, ky takim, do të fuqizojë Rusinë dhe jo SHBA-në.

