Shqiptari humb jetën në aksident, ulërimat e së motrës kur merr vesh lajmin: Është vëlla im!

Bota

Shqiptari humb jetën në aksident, ulërimat e së motrës

“Kjo nuk është e vërtetë. Si do t’ja bëjmë tani”. Ulërimat dëshpëruese të familjes së Besmirit thyen heshtjen që kishte pllakosur vendin e aksidentit në Piza.

Mediat italiane kanë përshkruar aksidentin që i mori jetën 29-vjeçarit shqiptar Besmir Shala dy ditë më parë teksa ishte duke udhëtuar me motor. Zona ishte e mbushur me policë të angazhuar në lehtësimin e trafikut.

I pari që mbërriti, i shoqëruar nga punonjës policie ishte babai i 29-vjeçarit. Policët e çuan drejt djalit të tij dhe në momentin që efektivi ngriti çarçafin, babai i të riut shpërtheu në ulërima, zemërthyer.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.


Skena bëhet akoma më drithëruese kur vjen motra, që nuk pushon së qari. “Ai është vëllai im, vëllai im” thotë motra e viktimës, e cila nuk pushon së qari. Nuk ka ngushëllim që mund të lehtësojë trishtimin që pushtoi familjen Shala.

ME TE LEXUARAT