E trishtë, nëna shqiptare kërkon drejtësi për djalin para gjykatës në Itali

Bota

E trishtë, nëna shqiptare kërkon drejtësi për djalin

Për të kërkuar drejtësi, nëna shqiptare ka vendosur të publikojë foton e kufomës së djalit të saj të vdekur në një aksident në punë.

Bëhet fjalë për Lena Dodaj, nëna e Maringleno Dodaj, që vdiq në punë në moshën 25 vjeç, më 18 nëntor 2011, pasi ra nga çatia e një kompanie në Narni Scalo.

Ajo është shfaqur para gjykatës së Terni-t në Itali dhe me vete kishte një poster ku shfaqeshin dy fotografi të të riut të pajetë, ndërkohë që ndodhej i zhveshur dhe i shtrirë përtokë në dyshemenë e urgjencës në spitalin Santa Maria, ku ishte shtruar pas aksidentit të rëndë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Mbeta e shokuar kur i pashë. Im bir është poshtëruar si gjallë ashtu dhe vdekur”, ka thënë ajo për këto foto të shkrepura pasi ai ishte rrëzuar nga çatia dhe kishte gjetur vdekjen.

“Apeli im për prokurorin e Perugia-s është që të ndërhyjë për këtë çështje të tmerrshme”, tha nëna.

ME TE LEXUARAT