Shpërthen termocentrali, humbin jetën tragjikisht 6 persona
Lajmifundit
/
7 April 2021, 17:04
Bota

Të paktën 6 minatorë e kanë humbur jetën gjatë një shpërthimi në një termocentral në lindje të Kinës. Incidenti ndodhi në qytetin Chuzhou në provincën Anhui derisa punonjësit po saldonin majën e rezervuarit, njoftoi "CGTN".
Punëtorët u rrëzuan nga rezervuari për shkak të forcës së shpërthimit. Një person humbi jetën në vend ndërsa pesë të tjerët u transportuan në spital me plagë të rënda, ku nuk arritën të mbijetonin.


