Shpërthen një fabrikë në Ohaio, vdes një person, plagosen 8 të tjerë

Shpërthimi i një fabrike në Ohaio ka lënë të vdekur një person dhe të plagosur 8 të tjerë. Mediat e huaja shkruajnë se shpërthimi ka ndodhur në orën 12:00 sipas orës lokale, në fabrikën Yenkin-Majestic Paint në Columbus.
Lidhur me ngjarjen ka folur shefi i zjarrëfikësve të zonës, Steve Martin. Ai tha se situata në fillim dukej e rëndë për disa nga të plagosurit, por gjendja e tyre është më mirë.

“Disa nga të plagosurit ishin në gjendje të dilnin nga fabrika, ndërkohë që të tjerë u shpëtuan para se të dërgoheshin në spital. Fillimisht dy nga të plagosurit ishin në gjendje kritike për jetën, por gjendja e tyre u përmirësua”, tha ai.


