Shpërthen fabrika e pijeve alkolike në Greqi, plagosen 8 persona
Lajmifundit
/
28 Maj 2021, 10:48
Bota

Një fabrikë për prodhimin e pijeve alkolike në Greqi ka shpërthyer ditën e sotme, duke plagosur 8 persona, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Larisas, rrugës për në Tyrnavo. Po ashtu bëhet me dije se shpërthimi ndodhi në një kazan të përpunimit të pijeve.
Gjendja e të plagosurve është nën kontrollin e mjekëve, ndërkohë që zjarrëfiksja dhe policia ndodhet në vendin e ngjarjes.


