Shkëmbente informacione me shërbimet ruse, shkarkohet gjenerali “tradhtar” në Poloni

Bota

Shkëmbente informacione me shërbimet ruse, shkarkohet gjenerali

Polonia ka shkarkuar një gjenaral të lartë nga pozicioni i tij si komandant i njësisë ushtarkare Eurocorps pas një hetimi për pastërtinë e figurës së tij.

Gjenerali Jaroslaw Gromadzinksi kishte shërbyer si komandant i Eurocorps, një grup i përbashkët ushtarak i disa shteteve të Bashkimit Europian dhe NATO-s që nga qershori i vitit 2023, por ai u detyrua të kthehej në Varshavë nga Ministria Polake e Mbrojtjes.

Përgjatë muajve të fundit Gjenerali Polak Jaeoslaw Gromadzinski kishte shërbyer si pjesë e ekipit ndërkombëtar të ndihmës për Ukrainën në Gjermani ku ishte përfshirë në trajnimin e ushtarëve Ukrainas.

Ministria e Mbrojtjes Polake nuk përcaktoi saktësisht arsyen e shkakrimit të Gjeneralit, por në mediat ndërkombëtare ka pasur spekulime se ai mund të ketë ndarë informacione të Klasifikuara me shërbimet Ruse të Sigurisë.

Roli i Komandantit në Eurocorps pas shkarkimit të Jaroslaw Gromadzinksi është zëvendësuar menjëherë nga një tjetër oficer i Polonisë.

Eurocorps është një njësi ushtarake europiane shumkombëshe e përbërv nga 11 anëtar pjesmarrës që janë Belgjika, Franca, Gjermania, Luksemburgu, Polonia dhe Spanja dhe anëtarë të asociuar janë Austria, Greqia, Italia, Rumania dhe Turqia.

Eurocorps e ka origjinën nga Brigada Franko Gjermane, e cila u themelua në vitin 1989 si pjesë e përpjekjeve franceze dhe gjermane për të forcuar integrimin europian të mbrojtjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion