Mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar, Rama: Shqipëria ka potencial për të rritur investimet e huaja

Është zhvilluar ditën e sotme Mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar, ku diskutohet rreth ecurisë dhe zhvillimeve ekonomike, si edhe masat e Qeverisë në mbështetje të bizneseve.
I pranishëm në mbledhje ishte edhe kreu i qeverisë, Edi Rama.
Rama: Shqipëria ka marrë një vlerësim të ri nga “Standart & Poors”. Është hera e parë që Shqipëria ngjitet në këtë nivel në klasifikimin e vendeve dhe nga ana tjetër, kur kemi një të dhënë të fundit të Bankës së Shqipërisë për një rritje të ndjeshme të investimeve të huaja, të cilat për herë të parë kanë hipur ndjeshëm mbi shifrën e stabilizuar në vitet e fundit prej 1 mln eurosh, në 1.5 mld euro. Misioni ynë i Shqipërisë 2023 shkon përtej këtyre të dhënave.
Rama tha se vendi ynë ka potencial për një rritje të mëtejshme të investimeve të huaja dhe synimi është që të ngjiten në 3-4 mld.
“Sipërmarrja në turizëm s’ka më problem rrogat”, Rama: Çështja është kë do paguajë
Kryeministri Edi Rama në Këshillin Ekonomik Kombëtar, u shpreh se sipërmarrjet në turizëm nuk e kanë më problem pjesën e pagave, por kë do paguajnë për sektorin e shërbimeve. Rama, u ndal dhe te politikat e punësimit për shtetasit që nuk janë në moshë shkolle.
“I kemi të gjitha mundësitë që në një kohë jo të gjatë të kemi një tjetër vlerësim pozitiv me përmirësim nga Standard’s and Poor’s.
Nëse shohim të dhënat nuk është aspak e shfrenuar imagjinata që në një kohë të arsyeshme të kalojmë në 2B+. Turizmi rritet, kërkesa për Shqipërinë rritet.
Sot shohim se sipërmarrja në turizëm nuk shtron më problemin e pagave, është gati të paguajë shumë mirë si nuk do të imagjinoheshin, po shtrohet problemi kë të paguajë dhe me kë të mbulojë të gjitha rolet dhe funksionet e një infrastrukture mikpritje.
Nga ana tjetër për ne ështëer rëndësishme që të kemi qartësi dhe sa më shumë kontribut nga të gjithë faktorët e tjerë ekonomik, në mënyrën si duhet të formësojë një politik të re për aftësimin profesional jo vetëm në nivel të shkollës por riaftësimin në fokus të tregut edhe në mosha që s’janë më mosha shkolle. Kemi disa ide, por duam që të bashkojmë forcat dhe të krijojmë një qasje të qartë e konkrete se çdo të bëjmë”, tha Rama.


